Qytetari derdh kos mbi veturën e parkuar para garazhës së tij

Parkimi i veturave në vende të papërshtatshme e që pengojnë qarkullimin e të tjerëve, është një dukuri e përditshme në tërë rrugët e Kosovës.

Mirëpo, një qytetar i lodhur me trafikun, ka bërë një gjest interesant ndaj veturës së parkuar në vendin e gabuar, transmeton Indeksonline.

Ai nga inati, e ka derdhur një paketim kos mbi veturën e parkuar në rrugë, e cila e pengonte atë për të hyrë në garazhën e ndërtesës.


Video:


Pos kësaj ka pasur raste edhe kur qytetarët e indinjuar kanë ngjyrosur veturat e parkuara keq në rrugë.