Njëzetenjëvjeçari bëhet drejtor në Komunën e Kamenicës, reagon opozita

Sinbad Sonki është emëruar drejtor i Financave nga kryetari Qëndron Kastrati, raporton KTV.

Pa përvojë pune dhe me vetëm shkollën e mesme të mjekësisë të përfunduar, ai beson se do të sjellë ndryshime në këtë drejtori.

Kryetari Kastrati deklaron se Sinbad Sonkin është i përgatitur për këtë pozitë, pavarësisht shkollimit të tij.Megjithatë, opozita, emërimin e Sonkit drejtor në njërën nga drejtoritë më të rëndësishme në Komunë, e sheh si joseriozitet të Kastratit në punën e tij.


Video: