“Na vunë pistoletat në kokë e më vodhën makinën” Qytetari denoncon grabitjen në Shëngjin

Një qytetar ka denoncuar një ngjarje të rëndë, që sipas tij ka ndodhur rreth fundit të muajit qershor pranë plazhit të Shëngjinit.

Qytetari tregon se i kanë drejtuar pistoletën në kokë dhe më pas i kanë vjedhur makinën, ndërsa policia nuk ka bërë asgjë deri më tani.

Denoncimi është bërë publik nga ish- kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se “narkopolicia” po e fsheh krimin.


Video: