Dalin pamje përbrenda aeroplanit Prishtinë- Bazel, kështu e përjetuan incidentin pasagjerët

Nga turbulencat që ndodhën rreth gjysmë ore para uljes së aeroplanit në aeroportin e Bazelit, mbi dhjetë udhëtarë janë dërguar në spitalin e këtij qyteti.

Enver Hoxha, rrëfen për “albinfo.ch” në detaje rastin që ndodhi në aeroplan: “Jemi lindur për të dytën herë”, thotë ai. “Kanë qenë momente kur e sheh vdekjen me sy. Kishte burra, gra dhe fëmijë. Frika na kishte kapluar të gjithëve. Kishte bërtitma të njerëzve dhe të qara”, shpjegon ai për “albinfo.ch”.

Enveri tregoi se aeroplani kishte turbulence të mëdha. Janë thyer mbrojtëset e karrigeve dhe shumë pasagjerëve iu janë këputur rripat e sigurisë. “Një grua është dëmtuar shumë në kokë dhe ka pas gjakderdhje, ndërsa një pasagjer që ishte ulur afër meje pasi iu është këputur rripi i sigurisë ka fluturuar afër një metër”, tregon ai, duke shtuar se turbulencat kanë zgjatur vetëm disa minuta, por frika tek njerëzit ishte e madhe derisa ata zbritën në tokë.


Video: